“Na zbritët nga avioni sikur të…!/ Mjeku natyropat, letër kryeministrit Rama dhe Ministrisë së Shëndetësisë

Mjeku Arben Gjoni ka pasur një situatë aspak të këndshme, të cilën edhe pse e ka kaluar, e rikujton përmes një letre që ia dërgon kryeministrit Rama, Ministrisë së Shëndetësisë dhe të gjitghë shqiptarëve
Pas një historie personale me një sëmundje, që nuk i dhanë rezultat në vitin 2006, ai iu drejtuar një studio natyropatike, nga e cila u këshilluar dhe ndjeu përmirësim të ndjeshëm të shëndetit. Nisur nga kjo përvojë personale vendosi të studiojë për natyropati në Torino.
Në vitin 2012 vendos të kthehet në vendlindje për të ushtruar profesionin e natyropatit në ndihmë të shoqërisë. Sipas tij, natyropatia nuk është vetëm një profesion, por një mundësi për rritje personale dhe profesionale, është një stil jetese, një mënyrë që respekton veten dhe të tjerët.
Duke pranuar masat e marra dhe për të cilat thotë se do të kenë rezultat, mjeku Arben Gjoni ka shkruar një letër të gjatë, duke shigjetuar edhe shumë prej atyre që thonë se gjatë kësaj kohe duhet përdorur hudhër, apo limon, apo edhe vitamin C.
Ja letra e plotë drejtuar kryeministrit Rama:
Zoti kryeministër ju vlerësoj për masat e marra deri tani dhe jam i sigurtë që do japin rezultat në kufizimin e përphapjes së virusit. Nuk jam aspak dakort që na zbritët nga avioni e na kthyet mbrapsht sikur ne kishim kolerën e po e dërgonim në Itali. Duhej të kishit bllokuar check-in dhe të jepnit një afat siç po bëni tani e jo të na zbrisnit nga avioni. Këto urdhërat e tjera i keni dhënë me afat kështu që njerëzit mund të organizohen në lëvizjet e tyre. Tani meqë më mbajtët këtu dhe po na informoni çdo ditë si të veprojmë po ju jap edhe unë disa informacione mbase të rëndësishme për situatën që po kalojmë.
COVID-19
Pershëndetje, Miq!
U bë kohë pa shkruajtur dhe komunikuar me ju. Si gjithmonë unë shkruaj nga inati dhe jo nga qefi. Inati më hipën kur më zbresin pa të drejtë nga avioni, apo kur dëgjoj lloj lloj broçkullash dhe dizinformim për probleme të ndryshme. Këtë radhë e kam në lidhje me COVID-19.
Dalin disa tipa që ju thonë hani hudhra, pini vaj dafine, tjetri ulëret merrni vit C, merrni ketë e merrni atë plasën gjithologët. Por askush nuk ju thotë mos e pini duhanin për 1 muaj. Askush nuk thotë kontrolloni dhe më pas kuroni mushkërinë para se t’ju kapë virusi.
Askush nuk thotë mos ecni në trotuare se virusi mund të jetë në tokë nga pështymat nga kolla nga teshtimet dhe ju mund ta merrni atë edhe me kepucë e ta fusni në shtëpi. Askush nuk ju thotë mos pështyni në tokë por në shami dhe shaminë hidheni në plera dhe jo në rrugë.
Askush nuk ju thotë që kur rrini në lokal anës rrugës ose në trotuar pluhuri që ngrihet kur kalojnë makinat vjen te kafeja dhe tek mushkritë tuaja.
Thuhet shpesh që është një grip normal por mosha e tretë mund të mos e kalojë dot. Nuk është grip normal sepse nuk kemi antitrupat për t’u përballur me të. Trupi do nga 24 deri 72 orë që të prodhojë antitrupat. Kjo kohë dhe ajo menjëherë pas saj janë fatale për shumë njerëz. Me sa duket fëmijët i prodhojnë antitrupat për 24 orë dhe mosha e tretë për 72 ose më shumë orë që kemi këtë dallim midis tyre.
Në qarkullim ne kemi qelizat TH (T Helper) që janë neutrale. Gjatë patrullimit në organizëm nëse hasin në një VIRUS ato shndërrohen në TH1 dhe nëse hasin një BAKTER shndërrohen në TH2.
Kur organizmi ynë mobilizohet për të prodhuar antitrupat (antivirale) rrit shumë TH1 dhe ul shumë ose bllokon TH2. Cfarë janë TH, TH1, TH2…..TH janë linfocide neutral
TH1 është përgjigja e organizmit kundër bakterieve, e viruseve intracelulari (brëndaqelizor)
TH2 është përgjigja e organizmit kundër toksinave, bakterieve, parazitëve extracelular (jashtëqelizor) dhe alergjisë
Tja u shpjegoj pak më thjesht.
Ne kemi ushtarë që ruajnë kufirin nga jashtë TH1 por kemi edhe policë të ndryshëm që ruajnë rendin nga brenda TH2. Ushtarët na ruajnë që brenda kufijve tanë të mos hyjnë armiq të jashtëm, ndërsa policët na ruajnë nga armiqtë e brendshëm, por kur kemi një sulm të madh nga jashtë edhe policët vishen ushtarë dhe shkojnë në kufi duke lënë zbuluar luftën me armiqtë e brendshëm.
Dhe anasjelltas kur kemi një problem të brënshëm edhe ushtarët bëjnë punën e policit. Ndërsa TH në këtë rast është çdo individ. Pra ne në raste rreziku mund të na mobilizojnë në ushtri ose në polici.
Tani le të kthehemi prap tek Covid-19. Të gjithë ata që rezultojnë të infektuar por nuk shfaqin shenja DO TË THOTË që virusi nuk ka prekur akoma qelizat e mushkerisë dhe trupi mund ta eliminojë atë më përpara se virusi të arrijë në mushkeri. Këta individë duhet të ndihmohen që në këtë fazë në mënyrë që virusi të mos arrijë deri në mushkëri. Këtu Natyropatia mund të bëjë shumë punë. Kura në këtë fazë është më e rëndësishme sepse parandalon dhe është e ndryshme nga kura në fazën 2 kur TH1 është i lartë dhe TH2 i ul…!