Maliq, zjarr në një banesë, dyshohet se ka humbur jetën nëna! Fëmijët transportohen në spital

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të Diele në Maliq.
Një banesë është përfshirë nga flakët, ndërsa dyshohet se nëna ka humbur jetën nga asfiksia. Dy fëmijët e saj janë transportuar në spitalin e Korçës.
Raportohet se shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje.
Shkaku i zjarrit nuk dihet ende.