Vazhdojmë me papërgjegjshmërinë ekstreme: Gënjeshtra e të moshuarës nga Fieri që futi në karantinë 18 mjekët e spitalit

Nga Endri Tafani 

Vazhdojmë me papërgjegjshmërinë ekstreme. Një grua e kthyer në 6 mars nga Italia ndihej keq dhe vajti disa here në Spital në Fier.

Nuk u tregoi mjekëve që kishte ardhur nga Italia. Vetëm kur analizat e nxorën me koronavirus tha po kam qenë në Itali!! Si rezultat 18 mjekë dhe infermierë të pavijonit në Fier janë futur në karantinë. Totalisht papërgjegjshmëri. E para ndaj familjarëve të vet.

E dyta ndaj gjithë personave që e kontaktonin direkt. E treta ndaj gjithë bashkëqytetarëve. Sot në Fier ka 18 mjekë që nuk mund të kryejnë shërbime ndaj personave me probleme, sepse janë në karantinë. Nuk është problem shëndeti vetëm koronavirus, ka dhe njerëz me probleme në zemër, mëlçi, veshka, stomak, tensioni, diabeti etj që duan shërbime mjekësore.

Por që do e kenë të vështirë në Fier sepse një pjesë e mjekëve dhe infermierëve janë në karantinë. Prej këtij personi totalisht të papërgjegjshëm.

Ky rast ka dhe anë tjetër të medaljes. Personi në fjalë ka ardhur në 6 mars nga Italia. Në atë kohë Italia kishte shpallur karantinën në shumë provinca. Shumë shtete kishin ndaluar hyrjet nga Italia ose kishin futur në karantinë të detyrueshme çdo shtetas që vinte nga Italia. Duhet ta kishte bere dhe shteti ynë.

Me vonesën në ndalimin e hyrjeve apo karantinimin me detyrim të çdokujt që vinte nga zonat e prekura, u la shteg situatave të tilla. Ky person që vinte nga Italia në 6 mars duhet të ishte në regjistër karantine.

Sot, ne kushte emergjence kombëtare, do kishim 18 mjekë dhe infermierë me tepër në punë nëse do ishte vepruar me shpejtësi seriozitet dhe përgjegjësi.

Mungesa e përgjegjshmërisë si nga shteti ashtu dhe nga individi sot përkthehet në jetë të humbura. Kur do vëmë mend?

Back to top button
LAJMET E FUNDIT