“K*rvëria e shtetit vazhdon”, vajza e Lasgush Poradecit probleme me pronat: Kam 32 vite gjyqeve, si duhet të sillem unë?

Vajza e poetit të njohur, Lasgush Poradeci ka denoncuar publikisht kalvarin e gjatë të vuajtjeve nëpër sallat e gjyqeve lidhur me një pronë familjare në qytetin juglindor.

Në llogarinë e saj në “Facebook”, Marie Poradeci, ka reaguar ashpër ndaj institucioneve të drejtësisë të cilët prej dekadash nuk po i japin zgjidhje problemit të saj me pronën në Pogradec, pranë një lokali te “1 Maji”.

Ajo deklaron se, ndonëse ka fituar gjyqet në tre shkallë për të drejtën e parablerjes së tokës dhe për pavlefshmërinë e një kontrate, drejtësia ende nuk vihet në vend.

“Për një copë tokë për të ndërtuar “1 Maji” në Pogradec, që ndodhet 3 metra larg lokalit (është kopsht për lokalin), me dokumente të kohës së Zogut, me fitim gjyqi në 3 shkallë për të drejtën e parablerjes së pistës së vallëzimit që është në këtë tokë, me fitim gjyqi në 3 shkallë për kontratë të pavlefshme…

Kam 32 vjet gjyqe, zyrave dhe nuk e gjej dot drejtën sepse paraja i ka bërë bllok. Unë, gjyqeve, AI “pronarit” të lokalit vazhdoj biznesin dhe me paret që fitoj mbi pronën time paguaj çdo shtetar. Korrupsioni i shtetit vazhdon… Tridhjetedy vite —- një jetë. Si duhet të sillem unë?!“, shkruan ajo në Facebook.

Ky reagim i vajzës së poetit ka ardhur pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit, ku të përfshirë në proces ishin familjet të cilat prej mbi 30 vitesh kanë pasur probleme me pronat në Shkodër.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT