Ky është numri i shqiptarëve që punojnë në bankat zvicerane
Zvicra ka bankat më të mëdha në botë, të cilat operojnë në vendet më të zhvilluara të rruzullit dhe menaxhojnë afërsisht një të tretën e pasurisë globale.
Statistikat tregojnë se zviceranët janë të pasur. Madje dukshëm më të pasur se në çdo vend tjetër të rruzullit tokësor, e duke lënë mbrapa me një dallim të madh edhe vende që njihen si shumë të zhvilluara e me një standard të lartë jetësor.
Një mbledhje e Shoqatës shqiptare të punonjësve bankarë dhe financiarë të Zvicrës
Prezenca e bankierëve shqiptarë në „hambarin“ e parave të bankave zvicerane, ka filluar të ndjehet. Ata po zënë poste të rëndësishme në bankat zvicerane, shkruan albinfo.ch.
Sipas informatave në bankën Credit Suisse janë një numër i konsiderueshëm me tituj të lartë në hierarkinë bankare që mblidhen një herë në vit në një darkë festive të fundvitit. Vitin e kaluar kanë qenë rreth 100 bankierë shqiptarë të bankës Credit Suisse që janë takuar në një hotel afër aeroportit të Cyrihut.
Një statistikë të saktë të numrit të bankierëve shqiptarë në Zvicër është për shumë arsye vështirë ta kemi. Mirëpo ajo që thuhet nga vetë bankierët shqiptarë, numri i tyre është rritur dukshëm viteve të fundit dhe ata janë pjesë e bankave më të mëdha të vendit. Megjithatë, nëse mund tu referohemi bankierëve shqiptarë dhe shoqatës „Swiss Albanien Finance Asociation”, numri i punonjësve shqiptarëve në sektorin financiar duhet të jetë katërshifror./ZgjohuShqiptar.info