Premtimet e Dacicit

Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic pas një takimi me shefin e diplomacisë britanike, William Hague në Londër, ka deklaruar se Beogradi do t’i respektojë marrëveshjet që i ka arritur me Prishtinën. Dacic ka kërkuar nga Londra që ta mbështesë vendin e tij për datën e negociatave për anëtërasim në BE, duke kërkuar edhe definimin e saktë të kushteve që kërkohen për këtë.

Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, gjatë një takimi që ka zhvilluar të shtunën me shefin e diplomacisë britanike, Willam Hague, ka ripërsëritur qëndrimin e tij se Qeveria e Serbisë do t’i respektojë të gjitha marrëveshjet e arritura në procesin e bisedimeve me Prishtinën.

Sipas mediave serbe, në takimin Dacic –Hague është biseduar edhe për rrugën europiane të Serbisë, zgjidhjen e problemit të Kosovës, por dhe bashkëpunimin bilateral në mes të dy shteteve.

“Biseda ishte shumë konstruktive dhe për dallim nga disa takime të mëhershme, në të cilat dominonin tema të ndërlidhura me rrugën tonë europiane dhe marrëdhëniet me Prishtinën, kësaj here jemi pajtuar që Britania e Madhe dhe Serbia duhet t’i ngrenë marrëdhëniet e tyre bilaterale në planin e shkëmbimit të mallrave dhe të luftës kundër krimit”, ka thënë Dacic.

Shefi i Qeverisë së re serbe ka thënë se vendi i tij do të vazhdojë rrugën evropiane, por edhe do të insistojë në respektimin rigoroz të të gjitha marrëveshjeve me Prishtinën.

“Gjërat duhet të jenë të qarta, nuk duam t’i gënjejmë as bashkësinë ndërkombëtare dhe as popullin tonë. Marrëveshjet që janë arritur duhet të respektohen dhe jo si deri më tani, kur merreshim vesh për diçka, ndërsa më vonë dilte diçka krejt ndryshe”, ka thënë Dacic.

Ai ka thënë se Qeveria e Serbisë ka kërkuar nga shefi i diplomacisë britanike që Beogradi të marrë sa më parë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim si dhe kushtet e definuara saktë për këtë.

“Ndaj Serbisë nuk duhet të bëhet një politikë e synimeve në lëvizje. Kjo do të thotë se nëse vrapojmë në maraton, duhet saktësisht të dimë se cila është pjesa e fundit e jo të na thuhet se duhet të vrapojmë edhe 5 ose dhjetë kilometra”, ka shtuar ai.

Kryeministri serb ka theksuar po ashtu se Serbia nuk duhet të marrë vendime për të cilat merr vesh në minutat e fundit.

Ai ka premtuar se Qeveria e Serbisë do të mbetet në rrugën europiane.

“Ne duam që Serbia sa më parë të marrë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, ndërsa z. Hague më ka thënë se Britania e Madhe është e përkushtuar që të përkrahë rrugën europiane të Serbisë që të gjitha vendet në rajon duhet të jenë në këtë rrugë. Në marrëdhëniet ndërkombëtare duhet kërkuar interesat e përbashkëta, e jo simpatitë ndërpersonale”, ka thënë Dacic.

Më këtë rast, Kryeministri i Serbisë ka ftuar homologun e tij, David Cameron që të vizitojë Serbinë për të avancuar raportet mes dy vendeve.

“Askush nuk e mban në mend se kur për herë të fundit një kryeministër britanik ka qenë në Beograd, por e dimë se ka qenë Margareth Thatcher”, ka thënë ai.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT