Virusi vdekjeprurës/ Ndalohen në portin e Durrësit 2 kinezë që vinin nga Italia

Dy shtetas kinezë janë ndaluar në portin detar të Durrësit tre ditë më parë, të shtunën, 25 janar 2020.
Ata kanë qenë pasagjerë në një traget të linjave me Italinë. Sapo kanë zbritur në port ata i janë nënshtruar testeve dhe vizitave të hollësishme sipas protokollit përkatës.
Mësohet se shtetasit kinezë kanë rezultuar të pastër dhe janë lënë të lirë të vazhdojnë udhëtimin.
Kinezët ishin turistë dhe kishin 3 muaj që udhëtonin nëpër Evropë. Me ta u mor doktor i portit, bëjnë me dije në APD.