Rama kërkesë Kurtit: Pres me padurim të shtrojmë në tryezë çështjen e lëvizjes së lirë

Kreu i Qeverisë shqiptare, Edi Rama ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës për arritjen e marrëveshjes për koalicion qeverisës.

Me anë të një postimi në Twitter, Rama tha se pret me padurim të shtrojnë në tryezë çështjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe të sipërmarrësve andej kufirit.

“Suksese VV-LDK në formimin e qeverisë së re dhe në qeverisjen e Kosovës! Uroj të kemi një bashkëpunim sa më të dobishëm për shqiptarët këtej e andej kufirit dhe pres me padurim të shtrojmë në tryezë çështjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve e të sipërmarrjeve në kufirin tonë”, ka shkruar Rama.

Gjatë ditës së sotme, këto dy subjekte politike kanë dalë me një konferencë të përbashkët në hollin e Kuvendit të Kosovës, ku bënë të ditur se kanë arritur të merren vesh për koalicionin qeverisës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT