U akuzua për blerjen e një spitali privat, Elvis Naçi sqaron të vërtetën (FOTO)

Elvis Naçi ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit pas publikimit të dokumentit që ai ka blerë spitalin Continental. Në media u tha se ai e ka blerë Spitalin Kontinental për 350 mijë euro. Por ditën e sotme, Elvis Naçi e pranon këtë transaksion, por ai thotë se kjo e ka një qëllim.
Plot 5000 fëmijë jetimë tashmë do të kenë një trajtim special mjekësor dhe mbi të gjitha pa asnjë pagesë, tek ky spital privat. Lajmin e ka dhënë Elvis Naçi në rrjetet sociale, ku thotë se ka nënshkruar kontratën me Shoqatën Kombëtare të Jetimëve, e cila ka të regjistruar 12 mijë familje me fëmijë jetimë.
Fëmijet jetimë do të marrin trajtim shëndetësor falas ne Spitalin Continental, por jo vetëm. Ata do të përfitojnë nga fondacioni “Firdeus” ndihma me pako ushqimore dhe artikuj shkollorë në çdo fillim viti.
Përmes një statusi në Facebook, Elvis Naçi shkruan mes të tjerash se falenderon pa fund çdo shqiptar dhe shqiptare që me lekun e paster dhe të punës me djersë, e bëri të mundur këtë arritje të madhe.