Hapet GoFundMe për “Farma Sotira”! Thirrja dëshpëruese e Jonidës: Na ndihmoni t’i rikthejmë shkëlqimin bujtinës që se kursyen flakët

Një zjarr i papritur shkrumboi ‘Farma Sotira’ dy ditë më parë. Të ndodhur në këto kushte të vështira, çifti Toni dhe Jonida Hëna kanë kërkuar ndihmën e shqiptarëve, për të ringritur dhe njëherë fermën, për t’i rikthyer shkëlqimin dhe për të hapur dhe njëherë dyert për miqtë dhe vizitorët.
Farma Sotira, e ngritur me kursimet e një jete, prej vitesh i ka shërbyer me dashuri dhe përkushtim çdo personi që ka zgjedhur natyrën. Pamëshira e flakëve, nuk kurseu shtëpitë e pushimit dhe as atë të Nidës dhe Tonit. Në këtë prag dimri, shumë kafshë janë për tu ushqyer, e shumë punonjës për tu shpërblyer për punën e palodhshme dhe në këto ditë të vështira.
‘Farma Sotira’ i është mirënjohëse kujdo që do të kontibuojë sado pak për rindërtimin e kësaj strehe familjare, jo vetëm e Jonidës dhe bashkëshortit të saj, por dhe e shumë të tjerëve që jo vetëm punojnë, por banojnë në shtëpinë e Sotirës.
Linku i GoFoundMe ku mund të kontribuoni: https://www.gofundme.com/f/ndihme-per-farma-sotiren