Mesazhi i ‘koduar’ i Pandeli Majkos: Mospëlqimi i frikacakëve është lavdia e trimave, Kosova ime!

Ministri i Diasporës Pandeli Majko uron gjithë besimtarët katolikë me rastin e Krishtlindjes.

Teksa publikon një foto në profilin e tij, Majko shkruan në krah dhe një mesazh ‘të koduar’, i cili nuk dihet kujt i drejtohet.

“Gëzuar festat miq! Shqiptaria është histori, tokë dhe njerëz… Do tja dalim sic thotë hymni ynë “se zoti vetë e tha me gojë” Shqipëri!…

Mospëlqimi i frikacakëve është lavdia e trimave Kosova ime!

Gëzuar vëllezër e motra kudo ku jeni!”, shkruan ministri Pandeli Majko.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT