Ilir Meta nuk heq dorë, apelon vendimin e GJKKO-së: Dua të dal nga burgu

Ish-presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka kërkuar prej kohësh tashmë,  nëpërmjet avokatit ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Por kjo kërkesë e Metës nuk është pranuar nga GJKKO. Për këtë arsye e ka apeluar vendimin në Gjykatën e Apelit.

Ish-presidenti, ka kërkuar edhe më parë në Gjykatën e Lartë revokimin e masës “arrest me burg” që është caktuar ndaj tij.

Kujtojmë se prej 21 tetorit të vitit të kaluar Ilir Meta ndodhet në qeli, teksa po hetohet nga SPAK për tre vepra penale:  “korrupsion”, “pastrim të parave” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”, ndërsa përmes avokatit të tij, Kujtim Cakrani, ai po kërkon lirinë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT