“Analfabetët me Diplomë” dhe dëmi i gjuhës shqipe…!

Faik KRASNIQI
Jemi një vend i tejngopur me universitete private……por në krahun tjetër është ngjallur analfabetizmi……absurde, apo jo?!!! Gjithë sistemi ynë arsimor është lëkundur, e mbahet në këmbë me bastune……! Ka humbur kultura e librit, vendin e tij e kanë zënë të tjera gjëra……! Është e trishtuar të shikosh fëmijë që në vend të shkojnë në shkollë, punojnë për të siguruar mbijetesën e familjeve……! Peisazh tepër i zymtë në fakt……po zymtohet akoma më shumë kur sheh njerëz me copa kartonash në xhep(diploma u thënçin), që nuk dinë të komunikojnë në shqipe korrekte! Trishtohem kur shoh dhe politikanët tanë “të dashur” kur presin homologët e huaj në vendin tonë…..! Për të treguar që janë shumë të ditur, nuk komunikojnë në shqip, por në gjuhët e miqve……dhe këtë e bëjnë në shtëpinë e tyre!!! Kompleks inferioriteti që të indinjon, mungesë respekti ndaj gjuhës shqipe!!! Pra peshku është qelbur nga koka!!! Po çfarë mund të bëhet?!!! Shumë gjëra……shumë……që nga tekstet shkollore falas edhe për shkollat e mesme dhe të larta, sikurse për shkollat fillore(veprim shumë i mirë dhe me mend), sepse ka shumë familje dhe studentë që nuk mund t’i blejnë!!! Të mos lëshohen lisenca vend e pa vend për universitete private, se janë bërë së tepërmi tashmë!!! Të kontrollohen diplomat që lëshohen, sepse i kanë zhvlerësuar totalisht! Minimalja është njohja e mirë e gjuhës amtare!!!
Respekti për gjuhën tonë, është respekt për veten, për rrënjët……!
E di që në ditët e sotme kjo tingëllon si atdhetarizëm e dalë mode, por kjo nuk është e vërtetë!!!Të gjithë ne duhet të kuptojmë një gjë: DUHET TË RESPEKTOJMË DHE DUAM VETEN, PASTAJ TË PRESIM TË NA DUAN E RESPEKTOJNË TË TJERËT! Pjesë e vetës tonë është GJUHA!!!

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT