Edi Rama sjell në Tiranë babain e Granit Xhakës: Drejtësia do të vijë, liri për çlirimtarët!

Mijëra shqiptarë nga Kosova, Ilirida dhe jo vetëm, kanë mbushur sheshin “Skënderbej” pasditen e kësaj të premteje në shenjë proteste teksa kërkojnë drejtësi për ish-luftëtarët e UÇK-së të cilët prej pesë vitesh ndodhen në Hagë. Një tubim për të cilin thirrje bëri edhe kryeministri, Edi Rama.
Tubimi në Tiranë për çlirimtarët e UÇK-së, ish-deputeti nuk harron Rey Manajn: I tmerroi serbët, shqiponja u kthye në fole!
Një ndër personazhet që ka marrë pjesë në këtë tubim, ka qenë babai i Granitit dhe Taulant Xhakës, Ragip Xhaka. Ky i fundit tha se procesi në Gjykatën e Hagës ka qenë i padrejtë, por sipas tij shumë shpejtë çlirimtarët do të jenë të lirë.
“Kam ardhur nga Zvicra. Ky manifestim po më duket mirë, super. Ky tubim është për lirimin e çlirimtarëve. Procesi i Hagës? Proces politik, jo i drejtë. Por drejtësia do të dalë në fund, çlirimtarët do të jenë të lirë”, është shprehur Ragip Xhaka.