E JASHTËZAKONSHME/ Alfred Moisiu sfidon 95 vitet dhe shiun, shfaqet në shesh për UÇK-në: Takova në Hagë burrat e patrembur, të gatshëm për t’u sakrifikuar.

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfrd Moisiu është ngjitur në podiumin e vendosur në “Sheshin Skëndërbej” ku dhe ka mbajtur fjalën e tij para mijëra shqiptarëve të mbledhur të cilët po kërkojnë këtë të premte nga zemra e kryeqytetit drejtësi për ish-luftëtarët e UÇK-së.

Presidenti Moisiu, duke sfiduar vitet e jetës që ka mbi supe, theksoi se ky tubim nuk është thjesht një akt simbolik, por një thirrje e fuqishme për të mbrojtur dinjitetin kombëtar dhe për të dënuar padrejtësitë që po u bëhen bijve më të mirë të Kosovës dhe të kombit shqiptar.

Duke kujtuar vizitën e tij në Hagë në shtator të vitit 2022, së bashku me personalitete të tjera, Moisiu rrëfeu momentet e takimit me Thaçin, Krasniqin, Veselin dhe Selimin, duke treguar se në sytë e këtyre burrave pa forcë dhe ishin të vendosur për të mos u dorëzuar.

Moisiu u shpreh me vendosmëri se akuzat ndaj tyre janë të pabazuara dhe të fabrikuara nga qarqe të errëta serbe e ruse, që kanë interes të errësojnë të vërtetën e luftës së drejtë të UÇK-së. Ai theksoi se drejtësia duhet të qëndrojë në krah të së vërtetës dhe të vlerësojë faktet, përfshirë edhe dëshmitë e zyrtarëve amerikanë që po konfirmojnë pafajësinë e liderëve të UÇK-së.

“Në 2022 në 29 shtator, së bashku me Topin, Pacollin ishim në Hagë në dhomat e paraburgimit për të takuar personalisht me Thaçin, me Jakup Krasniqin, Kadri Vesilin dhe Rexhep Selimin. Bisedë me këta burra kuptova dhe pashë se ata trima nuk ishin të frikësuar, por burra të forta qëndronin të qetë dhe të gatshëm për tu sakrifikuar.

Nga njollat që padrejtësisht po përpiqen ti japin ata që nuk ja duan të mirën shqiptarëve, ata nuk kanë kryer krime, por kanë bërë detyrën më të lartë që njeh historia bashkëkohore Çlirimin e Kosovës dhe mbrojtjen e popullit të vet. Unë besoj se drejtësia do të bëjë detyrën e saj, dhe do të jetë në krahun e 4 udhëheqësve të UCK ata janë burgosur pa prova, me akuza të fabrikuara nga qarqet e errëta serbe-ruse”, tha Moisiu.

Fjala e Alfred Moisiut:

Sot jemi mbledhur këtu në zemër të Tiranës, jemi mbledhur për të mbrojtur dinjitetin tonë kombëtar. Jemi këtu për të ngritur zërin kundër padrejtësisht që po u bëhet bijve më të mirë, të Kosovës dhe Kombit shqiptar. Luftëtarëve të UCK pasi luftuan për lirinë e atdheut.

Në 2022 në 29 shtator, së bashku me Topin, Pacollin ishim në Hagë në dhomat e paraburgimit për të takuar personalisht me Thaçin, me Jakup Krasniqin, Kadri Vesilin dhe Rexhep Selimin. Bisedë me këta burra kuptova dhe pashë se ata trima nuk ishin të frikësuar, por burra të forta qëndronin të qetë dhe të gatshëm për tu sakrifikuar.

Nga njollat që padrejtësisht po përpiqen ti japin ata që nuk ja duan të mirën shqiptarëve, ata nuk kanë kryer krime, por kanë bërë detyrën më të lartë që njeh historia bashkëkohore Çlirimin e Kosovës dhe mbrojtjen e popullit të vet. Unë besoj se drejtësia do të bëjë detyrën e saj, dhe do të jetë në krahun e 4 udhëheqësve të UCK ata janë burgosur pa prova, me akuza të fabrikuara nga qarqet e errëta serbe-ruse. Dua të theksoj një fakt të rëndësishme se lufta e UVK u mbështet fuqishëm nga NATO, SHBA dhe partnerët e rëndësishëm perëndimor. Në këtë kuadër dëshmitarët zyrtarët amerikanë që po dëshmojnë në Gjyaktë po sjellin prova dhe fakte që vërtetojnë pafajësinë e udhëheqësve. Këto janë dëshmi të qarta se ata ishin komandantë dhe luftuan për mbrojtjen e popullit të tyre,

Dëshiroj tju them se shqiptarët historikisht njihen si luftëtatre dhe kanë luftuar në shekuj, pro tre raste janë që shqiptarët kanë luftuar për vete, në kohën e Skëndërbeu, gjatë luftës së dytë botërore dhe UCK. Është koha të mos heshtim, po të rrimë të mbrojmë veten tonë dhe sakrificat që njerëzit tanë kanë bërë. S’mund të lejojmë që të nëpërkëmbet gjaku i shqiptarë. Liria e Kosovës nuk është dhuratë, është fituar me gjak.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT