Tirana, mes 5 destinacioneve më ekonomike të Evropës për vjeshtë

Shtatori dhe tetori shpesh konsiderohen si “sezoni i mesëm” për udhëtime dhe pushime, edhe pse numri i vizitorëve ka tendencë në rënie për shkak të rikthimit në punë, ndaj udhëtarët mund të gjejnë oferta të shkëlqyera gjatë kësaj periudhe më të qetë.

Ky është artikulli i prestigjiozes britanike “Yahoo UK” ku rendit 5 qytete evropiane me çmime të përballueshme për t’i zbuluar gjatë kësaj periudhe, ku rendit të parin kryeqytetin shqiptar.

Platforma britanike thekson se edhe pse një pjesë e njerëzve rithehen në shkollë dhe punë, vjeshta është një kohë ideale për të eksploruar disa nga qytetet më të bukura të Evropës më të qeta dhe pa zhurmën e fluksit të sezonit veror.

Shqipëria është një nga tregjet më të mëdha dhe me rritjen më të shpejtë të turizmit në Evropë, kështu që kryeqyteti i saj, Tirana, është bërë gjithnjë e më i njohur.

Qyteti ka shumë zona të njohura dhe interesante për t’u eksploruar që ofrojnë një përzierje të një kulture moderne me një histori unike komuniste dhe osmane.

Ekspertët e platformës “Yahoo UK” theksojnë në artikull se si fillim rekomandojnë eksplorimin në Sheshin Skënderbej, si sheshi kryesor në qendër të Tiranës, i cili është i aksesueshëm nga të gjithë vizitorët në çdo moment.

Më pas mund të vizitoni zonën e ish-Bllokut, një lagje plot gjallëri ku mund të shijoni kafenetë dhe restorantet e shumta.

Ndërsa për të shijuar pamjet më piktoreske të Tiranës, ngjituni në parkun Kombëtar të Malit të Dajtit, park i cili ka shumë për të ofruar që nga natyra apo kulinaria përfundon artikulli i platformës britanike “Yahoo UK”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT