E FUNDIT/ Vrasja në Manëz, eksperti i kriminalistikës ngre alarmin për policinë: Kanë armë në brez dhe antitank në bagazh! Agjentët e krimit duhet…

Eksperti i kriminalistikës ka komentuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në “Euronews Albania” vrasjen që ndodhi këtë të mërkure në Manëz të Durrësit, ku mbetën të vrarë Aranit Kurti dhe Flori Paluçi.
Ervin Karamuço u shpreh se situata është mjaft alarmante pasi thuajse të gjithë qarkullojnë me armë zjarri me vete dhe policia duhet të intensifikojë kontrollet.
Eksperti i kriminalistikës tha se minimalja kanë armë brezi me vete dhe maksimalja kanë një antitank në bagazhet e makinave.
“Ne ende në 2025 kemi zona në Republikën e Shqipërisë ku ditën dhe natën mund të gjesh të gjithë lokalin të armatosur. Ky është alarm për specialistin e policisë së zonës, agjentët e krimeve që kanë detyrimin kryesor të kontrollojnë territorin.
Pra, nëse e mban atë me vete, ka tendenca të theksuara për të bërë vepër penale. Ka ardhur koha që të shkunden disa zona mirë aty.
Ka individë në makina luksoze dhe jo luksoze, minimalja kanë armë brezi, maksimalja kanë antitank në bagazh. Janë kapur kohën e fundit armë të sofistikuara. Janë kapur armë që i kemi parë nëpër filma.
Të fillojnë operacione të forta në çdo automjet. Duhet kthyer ajo e kontrolleve. Janë të armatosur. Këta që vrasin natën dhe ditën, se kanë për gjë t’i kthehen dhe policisë me armë.”-tha Karamuço.