E FRIKSHME në Tiranë/ E reja indoneziane lind foshnjen dhe e BRAKTIS në banesë, “bashkëpunëtore” edhe shoqet e saj

Një ngjarje e paprecedentë dhe jashtë çdo perceptimi njerëzor ka ndodhur në kryeqytet. Ku një shtetase indioneziane 20 vjeçare, me inicialet A.P ka lindur foshnjën e saj në një banesë në Tiranë, dhe pas lindjes e ka braktisur aty.

Bashkë me të kanë qënë edhe katër shtetase të tjera, po nga indonezia, përkatësisht A.W 29 vjeçe, B. L 20 vjeçe, S. F 28 vjeçe dhe P. G 19 vjeçe.

Blutë e komisariatit nr.1 në kryeqytet kanë referuar materialet në prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për të pesta indonezianet, pasi 4 vajzat që ishin me 20 vjeçaren nuk kanë kallëzuar krimin.

Ende nuk ka informacion për foshnjën.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset indoneziane A. P., 20 vjeçe, A. W., 29 vjeçe, B. L., 20 vjeçe, S. F., 28 vjeçe dhe P. G., 19 vjeçe, pasi dyshohet se shtetasja A. P. ka braktisur në banesë, foshnjën që ka lindur aty, ndërsa 4 shtetaset e tjera të proceduara nuk kanë kallëzuar krimin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT