Dumani tha se një kryebashkiak është nën hetim, Erion Isai i Kolonjës “reagon” nga Athina

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ishte i ftuari i radhës në Komisionin e Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë për të raportuar mbi veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme. Pyetjet e deputetëve ishin të pafundme ndërsa në një moment Altin Dumani u shpreh se një tjetër kryebashkiak është nën hetim nga SPAK.

Por pak më parë, kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, ka publikuar në rrjete sociale një foto nga Athina nën shoqërinë e një personi tjetër. Kujtojmë se Erion Isai është kryebashkiaku më i fundit që është marrë i pandehur zyrtarisht nga SPAK.

Po në atë ditë që SPAK e mori të pandehur, Erion Isai dukej i pashqetësuar pasi në rrjete sociale publikoi një foto me të bijën e cila kishte ditëlindjen.

Kryebashkiaku socialist i Kolonjës, Erion Isai u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme dhe akuzohet për shkelje të shumta në kryerjen e tenderave dhe ankandeve publike, gjatë drejtimit të bashkisë.

Hetimet ndaj procedurave të prokurimeve publike në Bashkinë e Kolonjës kanë nisur disa vite më parë. Erion Isai ka qenë për herë të parë në dyert e SPAK në vitin 2023, kur ka deklaruar për mediat pas marrjen në pyetje, se hetimet kishin lidhje me tenderat.

Dumani tha se një kryebashkiak është nën hetim, Erion Isai i

Foto e publikuar nga Erion Isai

Back to top button
LAJMET E FUNDIT