Presidentja Osmani mandaton Konjufcën për formimin e qeverisë në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një konference për media të martën mbrëma ka thënë se ka mandatuar Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë, në përputhje me aktgjykimet e kaluara të Gjykatës Kushtetuese. 

Osmani ka thënë se pas dështimit të parë, ka zhvilluar konsultime me partitë politike për të caktuar mandatarin e ri, ndërsa vetëm partia e parë ka shprehur gatishmërinë për të sjellë emrin. 

Presidentja sqaroi se veprimi i saj për ta mandatuar Konjufcën bazohet në nenin 95, paragrafi 4 të Kushtetutës, që përcakton detyrimin e presidentes për të emëruar kandidatin tjetër për kryeministër brenda 10 ditësh nga dështimi i tentimit të parë. 

“Pra, Kushtetuesja nuk thotë mund të emërojë, por emëron nëse dështon i pari. Kushtetua nuk i lë hapësirë presidentes për mos-emërim të kandidatit të dytë atëherë kur ka një mandatar. Gjuha e përdorur në Kushtetutë është obligative, pra e detyron presidenten ta emërojë kandidatin e dytë”, ka thënë ajo. 

Vijon

Back to top button
LAJMET E FUNDIT