Ukraina sulmon me dronë frontin rus, 4 të vdekur dhe shumë të plagosur në Sevastopol dhe Belgorod!

Ukraina ka vijuar edhe gjatë 24 orëve të fundit sulmet me dronë ndaj rusëve, duke shkatuar dëme.

Një person u vra dhe tre u plagosën në një sulm me dron ukrainas në Sevastopol në Gadishullin e Krimesë të aneksuar nga Rusia, tha guvernatori i emëruar nga Moska në Telegram.

Ndërsa tre persona u vranë dhe nëntë u plagosën në një sulm me dron ukrainas në qytetin rus të Belgorodit, thanë autoritetet lokale në Telegram.

Tre nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT