Rusia këshillon Beogradin: Merreni këtë pjesë të Kosovës
Rusët e konsiderojnë “rrenë të kulluar” çështjen e themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe, se “Perëndimi dhe Prishtina nuk do të pranojnë që AKS-ja (Asociacioni i Komunave Serbe) të ketë pushtet ekzekutiv”, shkruan sot “Danas” i Beogradit.
I njëjti burim pohon se Moska dyshon seriozisht nëse Beogradi është fare i gatshëm që të japë dritën e gjelbër për anëtarësimin e Prishtinës (siç e quan Beogradi zyrtar e mediet e tij Republikën e Kosovës) në OKB. Por, nëse do të pranonte Serbia, kjo nuk do t’i shkonte përshtati Moskës, madje as prania e Prishtinës në OKB me statusin e vëzhgueses, meqë kjo do të forconte rolin e SHBA-së në Ballkan.Rusët, për dallim nga BE-ja dhe Gjermania që dëshirojnë zgjidhjen e shpejtë të nyjës së Kosovës, konsiderojnë se nuk duhet të pritet kurrfarë zgjidhje e shpejtë. “Danas”, si informacion të vetin, publikon se Moska nuk përjashton mundësinë e ngrirjes së bisedimeve midis Beogradit e Prishtinës për një kohë më të gjatë a më të shkurtër./ZgjohuShqiptar.info