‘Mos e ndani Shqipërinë’, aktori Mirush Kabashi apel politikës përmes vargjeve (VIDEO)

Aktori i njohur Mirush Kabashi përmes vargjeve të një poezie patriotike ka përcjellë një mesazh në formë apeli për politikën shqiptare në këto kohë krize dhe protestash nga opozita.

I pranishëm në Fier në një aktivitet në kuadër të muajit të Ramazanit që nis të hënën, ai u shpreh se shoqërisë sonë i mungon besimi dhe kjo e ka bërë shoqërinë që të harrojnë vlerat shpirtërore.

Aktori theksoi se nuk është ligji, por morali ai që e mban shoqërinë  dhe ligji është për raste ekstreme.

Politikanët tanë fshihen duke treguar unitetin e fesë por janë të parët janë që nuk e zbatojnë dhe kanë zgjedhur konfliktualitetin” tha ai, ndërsa më pas recitoi vargjet.

Pjesë nga poezia që recitoi
O vëllezër shqiptarë
Të gjithë bashkë e të pandarë
Mysliman e të krishterë perëndia na ka bërë
Jemi vëllezër të tërë

Mos e ndani pra Shqipërinë
Njëri tjetrin mos e hani
Si bëjnë ata që s’dinë
Besa është e gjithësisë
Por ne jemi të Shqipërisë
Se kemi pirë një sisë
Por për Perëndinë që besoni
Faluni si të doni
por lutuni tek perëndia
që të rrojë përjetë Shqipëria

Back to top button
LAJMET E FUNDIT