Demokratët i protestonin para SPAK-ut, Sali Berisha ngatërrohet me “këmbët e veta”: Nuk i mbështes tubimet ndaj Gjykatave, ja pse nesër dëmtohen Çlirimtarët

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur për mediat se protesta e planifikuar ditën e nesërme në Tiranë për ish-luftëtarët e UÇK-së të cilët prej 5 vitesh po përballen me një gjyq të padrejtë në Hagë, i dëmton ata.

Fillimisht Berisha deklaroi se nuk mbështet protestat kundër institucioneve të drejtësisë, duke theksuar se “protesta nuk është rruga për t’iu kundërvënë gjykatave”.

“Së pari në princip unë nuk besoj kurrë se protesta është rruga për t’ju kundërvnë gjykatës”, ka thënë Berisha, ndërkohë që ky qëndrim bie në kontradiktë me sjelljet dhe deklaratat e mëhershme të vetë Berishës dhe Partisë Demokratike.

Më herët kjo forcë politikë ka mobilizuar demokratët para ambienteve të SPAK ku dhe kanë protestuar ndaj strukrurës së Posaçme që ka nisur hetime ndaj vetë Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbarbër Malltezit.

Madje vetë lideri i opozitës ka akuzuar ashpër drejtues të sistemit të drejtësisë, përfshirë kreun e SPAK, Altin Dumani, dhe ka denoncuar vazhdimisht proceset hetimore ndaj tij si të motivuara politikisht.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Së pari në princip unë nuk besoj kurrë se protesta është rruga për t’ju kundërvë gjykatës. edhe kur më kanë thënë kam thënë jo, asnjëherë , nuk kanë qenë protesta kanë qenë konferenca shtypi. Jo nuk kanë protesta. Kanë qenë por unë nuk kam lejuar. Shiko, gjykatat mund të marrin, kanë absurditet të tyre, por është një lloj si të vesh një grup gazetarësh dhe të protestosh ndaj tyre. Përndryshe ti nuk do kesh gjykatë, media. Nuk jam në këtë linjë.

E dyta, Edi Ram i dëmton shumë ata, është një personalitet i damkosur kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht dhe le ta shohin këtë gjykatësit se ky po u del zot. Të dalë Taulant Balla i cili i ka rekordet e zeza në të gjitha kancelaritë dhe të flasë për luftëtarët e Lirisë, i dëmton. Normale luftëtarët e UCK dhe qytetarët e tjerë janë të lirë të organizojnë çfarë të mendojnë. Ndërsa Edi Rama ka faktuar që është një armik i egër i Kosovës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT