OSBE marrëveshje me Serbinë, organizon zgjedhjet serbe në Kosovë

Edhe pse Qeveria e Kosovës ka deklaruar prerë se Serbia nuk do të realizojë asnjë palë zgjedhje në Kosovë, misioni ndërkombëtar i OSBE-së në Kosovë ka bërë marrëveshje direkte me Qeverinë e Serbisë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare serbe në Kosovë, më 6 maj.

Kjo marrëveshje është nënshkruar duke anashkaluar palën kosovare.

Arritjen e kësaj marrëveshjeje e kanë konfirmuar burime ndërkombëtare të gazetës kosovare “Zëri”, sipas të cilave, marrëveshja është nënshkruar të shtunën mes Qeverisë së Serbisë dhe OSBE-së.

“OSBE do të organizojë zgjedhjet parlamentare serbe në Kosovë. Marrëveshja është arritur të shtunën mes OSBE-së dhe Qeverisë së Serbisë”, bëjnë me dije këto burime.
Arritjen e kësaj marrëveshjeje e ka konfirmuar edhe i ashtuquajturi ministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç.

“Po, është e vërtetë. Sot kemi arritur marrëveshje me OSBE-në. Ata do të merren me organizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Kosovë. Kaq mund të them për momentin”, tha Bogdanoviç.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka ripërsëritur disa herë se Serbia duhet ta harrojë pretendimin për mbajtjen e zgjedhjeve të saj në territorin e Kosovës.

Pritet që Qeveria e Kosovës të reagojë lidhur me këtë marrëveshje, e cila nuk është publikuar zyrtarisht.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT