Berisha habit me deklaratën e tij: Unë nuk besoj kurrë që protesta është rruga për t’iu kundërvënë Gjykatës (VIDEO)

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka habitur të gjithë kur në dalje të Kuvendit të sotëm, i pyetur për protestën e veteranëve të UÇK-së në mbështetje të ish-komandantëve të luftës, u përgjigj se ai nuk e beson kurrë se protesta është rruga e duhur për t’iu kundërvënë gjykatës. 

“Së pari, në princip, unë nuk besoj kurrë se protesta është rruga për t’iu kundërvënë Gjykatës.” – u shpreh Berisha. 

I pyetur nga gazetarët, lidhur me atë se edhe ai ka protestuar kundër Gjykatës, Berisha e ka përgënjeshtruar me forcë, duke u shprehur: “Jo, asnjëherë! Nuk kanë qenë protesta, por konferenca shtypi.” 

Ky qëndrim i ri i Berishës përsa i përket argumentit të tij për mosmarrje pjesë në protestën mbështetëse ndaj ish-krerëve të UÇK-së, është i habitshëm, duke pasur parasysh se Berisha është nga ata politikan që në këto vitet e fundit gjithçka që e ka bërë në drejtim të PD-së e ka bërë në funksion të presionit ndaj Gjykatës. 

Kujtojmë se çdo muaj, Berisha i mbledh militantët e PD-së te hyrja e SPAK dhe e GJKKO-së nga ku lëshon akuza monstruoze për prokurorët dhe gjykatësit e çështjes së tij. 

 

 

 

 

 

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT