1 vit nga gjyqi te Eni Çobani, kur Gjon Shkambi besonte ende tek drejtësia: Do bëhet një ditë Shteti! HISTORIA e pronës që ai e bleu ligjërisht nga Ministria e Financave në 2012

Tirana dhe gjithë Shqipëria u trondit pasditen e 6 Tetorit, kur xhaxha e nip vendosën të bënin vetëgjyqësi për një pronë që kanë 13 vite që enden në dyert e gjykatave, dhe vranë në sallën e gjyqit, gjyqtarin Astrit Kalaja.

Për rastësi, krimi i rëndë ndodhi më 6 Tetor, pasdite, në të njëjtën kohë pasditen e 6 Tetorit 2024, Gjon Shkambi është shfaqur në emisionin “E Diela Shqiptare” ku ka treguar për herë të disatë se Shkollën e Rezervave në Shkodër ia kishte blerë shtetit, por ishte po shteti që nuk e lironte.

Për herë të parë, në emisionin e avokates Eni Çobani rastit i është bërë një sqarim i qartë, por organet shtetërore kanë dështuar të zbatonin vendimin e Gjykatës dhe për pasojë palët kanë shkuar drejt konflikteve të vazhdueshme, derisa dy ditë më parë u vra gjyqtari Astrit Kalaja.

“Pronën e kam me kontratë shit-blerje, ma ka shit vet Bashkia e Shkodrës, Ministria e Financave. Unë jam nga Dukagjini. Të parët e mi kanë pas pronën në Shkodër dhe i kanë internuar për arsye politike. Kur erdhi pluralizmi erdhëm te pronat tona”, u shpreh Gjon Shkambi në emision.

Rasti nuk kishte lidhje direkte me pronën, por me një borxh që Gjoni i kishte marrë një tjetër qytetari në Shkodër dhe për shkak se nuk ia kishte kthyer dot në kohë, ai i ka zënë një nga hyrjet në godinën që Gjon Shkambi e ka blerë prej vitit 2012.

Zonja Eni: Si e ke marrë këtë pronë ti? Se ti shkodran nuk je. Ti ke marrë një objekt nga më të mëdhenjtë që ka Shkodra.

Gjon Shkambi: Ma ka shit shteti vet. Objekti ka qenë i ndërtuar në tokën e babës tim.

Zonja Eni: Keni marrë një pronë që ndodhet në zonën industriale të qytetit. Tani, kjo zona këtu ka pasur një ndërtim. Ndërtimi ka qenë i shtetit, toka është e juaja. Dhe ka një ligj, që ju njihet e drejta e pronësisë, vetëm në momentin kur privatizohej ndërtimi, ju do ishit të parët që do blinit dhe ndërtimin.

Avokatja Eni Çobani sqaroi, se prona është përfituar në vitin 1996 nga familja e Gjonit si ish-pronare, kurse objekti (Shkolla e Rezervave që sot është kthyer në godinë banimi) pasi është privatizuar sipas parashikimeve ligjore, në vitin 2012 i është shitur zyrtarisht Gjon Shkambit nga Ministria e Financave.

“Tani, në 02/112012, pra vendimi është marrë në 1996, është bërë një kontratë shitje e pasurisë së paluajtshme “Ish Shkolla e Rezervave të Punës, Shkolla e Ulët e Ndërtimit Shkodër”, para noterit Fatmir Lacej dhe pala shitëse është Ministria e Financave, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, përfaqësuar nga Urim Muja, Bashkia Shkodër përfaqësuar nga Gjyljana Shelna, inspektore e Rajonit 3 në Shkodër dhe blerësi është Gjon Shkambi”, u shpreh ajo.

Gjon Shkambi tregoi se pavarësisht se e kishte përfituar pronën me të drejtën e tij, e kishte blerë me paratë e tij nga shteti shqiptar, sërish institucionet e shtetit kanë dështuar të nxirrnin banorët nga prona dhe ta lironin për pronarin e vërtetë.

Madje, Gjon Shkambi tregoi se personat që i kanë zaptuar pronën i kanë kërcënuar fëmiëjt, të cilët ai është detyruar t’i dërgojë në mënyrë ilegale në SHBA.

Ajo që e bën më të rëndë këtë ngjarje, është fajkti se më 6 Shtator 2024, kreu i Zyrës Përmbarimore Shkodër, Taulant Muja i është drejtuar me shkresë zyrtare institucioneve më të larta të shtetit, duke kërkuar të zbatohej vendimi i gjykatës për lirimin e pronës së Gjon Shkambit, nga zaptuesit.

“Një pjesë këtyre sot nuk janë fare (familjet që jetonin dikur në godinë). Ato ambiente janë të lira dhe prapë nuk i jepen zotërisë këtu për të mbyllur borxhet e veta. Me marrjen e një vendimi të formë së prerë, është vënë në ekzekutim nga zyra përmbarimore e qytetit të Shkodrës dhe vet drejtues i kësaj zyre në 6 Shtator 2024, i është drejtuar Drejtorisë së Policisë Qarku Shkodër, Bashkia Shkodër dhe për dijeni: Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Drejtësisë, Policisë së Shtetit, Përmbarimit, OSHEE, Ujësjellës Shkodër, IKMT Shkodër, IMT Shkodër, IKMT Tiranë.

Zotëria që ka hartuar këtë dokument është drejtuesi i zyrës Taulant Muja, i cili ka thënë se ne jemi në kushtet në të cilat nuk mund ta ekzekutojmë këtë vendim gjykate, ndaj kërkojmë ndihmë nga Policia e Shtetit për të ardhur për të nxjerrë këta banorë jashtë. Ata të mbeturit”, u shpreh zonja Eni Çobani.

Gjatë emisionit, doli në dritë dhe një fakt tjetër tepër shqetësues. Gjysma e familjeve që jetonin dikur në godinën dhe pronën që Gjon Shkambi e ka blerë zyrtarisht nga shteti shqiptar, por nuk e gëzonte dot prej 12 vitesh, nuk e gëzon dot as sot që janë bërë 13 vjet dhe u vra një gjyqtar, nuk jetonin fare aty.

Madje, këto familje që ishin larguar, e kishin shitur apartamentin ku jetonin në pronën e Gjonit ose e kishin lënë me qira.

“Këta njerëz që kanë zaptuar këto ambiente, jo vetëm që kanë iku, por edhe i kanë lëshuar me qira. Marrin para mbi pronën e Gjonit. S’janë të lira prapë se ka njerëz brenda, por po shfrytëzohen në mënyrë të paligjshme nga ata të cilët janë zaptues dhe kanë humbur çdo gjyq përpara gjykatave të cilave u janë drejtuar”, u shpreh Eni Çobani, teksa përpara kishte dokumentet.

Ajo vijoi më tej, kur theksoi se përfundimisht prona në vitin 2012 i është shitur nga Ministria e Financave shtetasit Gjon Shkambi dhe këtu çdo interpretim tjetër nuk kishte vlerë, sepse prona i është kthyer ish-pronarëve që në 1996 dhe godina e privatizuar, sipas ligjit, i është shitur Gjon Shkambit si pronar përfitues.

“Ajo pronë që në 2012 përfundimisht i është shitur familjes Shkambi. Pra, do të thotë se ajo si godinë është e zotërisë (Gjon Shkambi). Është pjesëtuar dhe është ndarë mes bashkëpronarëve, pjesa që i ka rënë Gjonit nuk lirohet në asnjë formë”, u shpre Eni Çobani.

Edhe vetë Gjon Shkambi deklaroi se Policia e Shkodrës prej 12 vitesh nuk lironte pronën e tij, nuk i përgjigjej Zyrës së Përmbarimit, ndërsa familjet që jetonin ose kishin jetuar në godinën e blerë prej tij, merrnin qira nga apartamente që i takojnë Gjonit.

“Ata vjelin qira prej pronës time. Fusin të tjerë dhe lëshojnë me qira pronën time. Ka edhe që e kanë shitur pronën dhe kanë marrë shtëpi prej bashkisë”, tregoi Gjoni.

Ndryshe nga çfarë është deklaruar publikisht, në emisionin e 6 TETORIT 2024 u tregua me dokumente se në godinën që Gjon Shkambi i ka blerë shtetit, ish- Shkolla e Rezervave në Shkodër, jetonin 16 familje dhe jo 31.

Gjysma e familjeve ishin larguar dhe e kishin liruar pronën, kurse gjysma ka mbetur ende aty duke u përballur në gjykata me Gjon Shkambin. Madje, siç u zbulua në emision, zaptuesit jo vetëm që ishin në një pronë që nuk ju takonte, por pasi ishin larguar i kishin shitur ose dhënë me qira këto prona që në të vërtetë i përkasin Gjon Shkambit, sipas kontratës së shit-blerjes me Ministrinë e Financave dhe vendimeve të gjykatave.

“16 familje rrinë brenda, 5 janë shitur dhe pjesa e mbetur është dhënë me qira. Brenda janë vetëm 16 familje. Këto 16 familje që janë zaptuese i janë drejtuar gjykatës disa herë dhe nuk kanë fituar asnjë nga vendimet e gjykatës. Taulant Muja, drejtues i Zyrës Përmbarimore i është drejtuar të gjithë institucioneve përkatëse për ndihmë, për të nxjerrë këto familje jashtë dhe për t’i kthyer godinën zotit Gjon”, përmbylli Eni Çobani.

I rraskapitur gjyqeve dhe nga padrejtësitë për të marrë pronën që i kishte blerë ligjërisht shtetit, Gjon Shkambi deri vitin e kaluar në e kishte humbur besimin të drejtësia dhe shteti. “Ka me u bo një ditë shteti, ka me u liru ajo pronë”, u shpreh ai.

Fatkeqësisht, fiks një vit pas kësaj përballje televizive më 6 Tetor 2024, në 6 Tetor 2024, ai dhe nipi i tij ndërmorrën aktin e rëndë të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT