Rrëzimi i qeverisë/ Reagon Meta: Të mendojnë se si do të japin një zgjidhje “Pro Kosovë”, jo “anti-Kurti”

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas rrëzimit të Qeverisë së Kosovës me mocion mosbesimi.

Kreu i shtetit shqiptar thotë se politikanët shqiptarë duhet të mendojnë se si do të japin një zgjidhje “Pro Kosovë” dhe jo “anti-Kurti”.

Gjatë një intervistë të dhënë mëngjesin e sotëm për emisionin “7 pa 5” u pyet edhe për situatën politike në Kosovë, veçanërisht pas mocionit të votuar dje në Kuvendin e Kosovës.

Për Presidentin Meta situata e krijuar nga pandemia e koronavirusit duhet të jetë prioriteti numër një për të gjithë udhëheqësit e Kosovës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT