Kush e vrau Miklovan Danajn? “Ushtari” i Visit të Pojës personi i fundit që takoi shkodranin, Spanja merr ADN-në e vajzës së mitur të 30-vjeçarit

Mikolvan Danaj, 30-vjeçari nga Shkodra u gjet u pajetë në bregdetin e Marbellas. Burime për mediat bëjnë me dije se së fundmi autoritetet spanjolle kanë marrë ADN-në e vëllait dhe vajzës së miturit të Danajt me qëllim për të vërtetuar shkencërisht nëse trupi i gjetur në brigjet spanjolle i përket shkodranit apo jo.

Zyrtarisht, familjarëve të tij në Spanjë dhe në Shkodër nuk iu është komunikuar se trupi i pajetë është i 30-vjeçarit, kjo derisa ekspertiza të përcaktojë nëse kanë përputhje gjenetike.

Ditë më parë kanë qenë mediat spanjolle ato të cilat bënë me dije se autoritetet bënë të mundur gjetjen e një trupi në bregdetin e Marbellas. U tha se trupi dyshohet të jetë i Danajt, të riut që prej muajsh u denoncua nga familjarët si i zhdukur, si në Spanjë po ashtu dhe në Shkodër.

Deri më tani dyshohet se Juxhin Drazhi, është personi i fundit që e ka takuar 30-vjeçarun. Autoritetet spanjolle nuk kanë në duar asnjë provë që e lidh Drazhin me zhdukjen e Danajt, por megjithatë mësohet se ai do të merret në pyetje.

Kush e vrau Miklovan Danajn? “Ushtari” i Visit të Pojës

Juxhin Draxhi

Kujtojmë se Drazhi, një nga anëtarët e grupit të Troplinëve të drejtuar nga Ervis Doçi (i njohur si Visi i Pojës), u prangos në gusht të këtij viti nga Interpoli në Spanjë. Juxhin Drazhi qëndronte në Granada, në Almuñécar, një qytet në bregdetin jugor të Spanjës dhe i njohur për plazhe si Velilla, San Cristobal dhe Del Mar. Shtëpia ku ai qëndronte prej muajsh në arrati ishte në një zonë të izoluar, mbi kodër, që i lejonte të monitoronte përreth.

“Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë të Interpol Tiranës me Interpol Madridin dhe policinë spanjolle, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u krye arrestimi në Spanjë, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Juxhin Drazhi, 34 vjeç”, njoftoi Policia më herët.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme në prill 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Zhdukja e Mikolvan Danajt:

Miklovan Danaj, i cili konsiderohej si dhe një ndër “bosat” e drogës në Spanjë, humbi kontaktin me familjen e tij më 11 maj të këtij viti. Të alarmuar për fatin e tij, familjarët e 30-vjeçarit e denoncuan në autoritetet shqiptare po ashtu edhe në Spanjë, vendi i fundit ku ai kishte lënë gjurmë.

Prej muajsh policia spanjolle ishte në kërkim të Danajt dhe kërkimet u finalizuan vetëm dy ditë më parë, 30 gusht, kur trupi i pajetë i tij u gjet në bregun e detit në Marbella.

30-vjeçari ishte zhvendosur në tokën spanjolle kohët e fundit dhe thuhet se ishte një person që kisht probleme të mëdha me kartelet kolumbiane dhe me një trafikant nga Vlora.

Familjarët e tij e kërkuan me dëshpërim, ndërkohë që disa javë më parë theksojmë se kishin marrë një mesazh shqetësues që i paralajmëronte se nuk do ta gjenin të dashurin e tyre.

Sipas personit që i trokiti në derën e shtëpisë, Miklovani ishte ekzekutuar në Marbella dhe trupi i tij ishte hedhur në bregdetin e Malagës.

“Miklovan është vrarë, mos e kërkoni. Ndaloni që u shqetësuari dhe të nxisni telashe, përndryshe do të përfundoni si Mikovani”, ky ishte mesazhi i kobshëm që shkoi javë më parë në derën e familjarëve të 30-vjeçarit.

Teksa mediat spanjolle e cilësojnë atë si një trafikant droge, në skedën kriminale të Danajt rezulton një periudhë e shkurtër ndalimi në Itali, ku ai ka qëndruar për tre muaj në burg.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT