Ç’do ndodhë me 1.15 mld eurot? Rama: Më gjeni një hudhër, sepse…

Në përfundim të Konferencës së Donatorëve, e cila mblodhi një shumë marramendëse prej 1.15 miliardë euro për rindërtimin në Shqipëri, nuk munguan as batutat e kryeministrit Edi Rama.
Duke mos e besuar shumën e majme që ishte mbledhur, Rama tha me shaka se i duhet një hudhër për të prishur “syrin e keq”.
“Jemi ende duke përballuar tronditjen e sotme. Dua të gjej një hudhër, sepse kur merr vesh një lajm të mirë, ke frikë se mos ndodh diçka e keqe. Ndaj më lini të gjejë një hudhër njëherë, se sa të mendoj për hapjen apo jo të negociatave.
Na duhet të nisim një rindërtim shumë sfidues, sepse kam dëgjuar me shumë kujdes atë që tha Presidentja e KE, që ajo çfarë rindërtohet të jetë më e mirë se ajo që humbi, me standarde të reja anti-sizmike, ekologjike, etj. Jam shumë krenar për ekipin tonë, për prezantimet. Po mendoja pse nuk jemi pjesë e BE, por nuk e kërkoj tani”, tha Rama.