“Ushtari” i Alibejt përplaset me të në GJKKO: Harrove që gruan, nënën dhe motrën i çoja unë në varreza! Ti je palaço, ke dashur ta vrasësh..

Zbardhen të tjera detaje nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë Erjon Alibej dhe të akuzuarit për vrasje, Xhuliano Hoxha. 

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se Hoxha, i është drejtuar Alibejt me tone të forta, kur i kujtoi nderet që i ka bërë, pasi i vranë vëllanë. 

Pjesë nga përballja në GJKKO: 

Hoxha- A shkonin bashkëshortja jote, motra dhe mamaja në varreza? 

Alibej– Po, shkonin shpesh. 

Hoxha– A harrove që i shoqëroja unë. Edhe të thoja, që i çova. 

Alibej– Nuk e mbaj mend. Nëse e ke bërë faleminderit. 

Hoxha- Me nder qofsh, po ku di nder ti. Je palaço fare! Sa lekë la vëllai yt pas vdekjes? 

Alibej- Punë për mua. 

Hoxha- Ia ka dhënë prokurorisë? 

Alibej- I kam deklaruar të gjitha. 

Hoxha- A ke dashur të vrasësh Megi K.? 

Alibej- Pyet Suel Çelën. (Më fal avokat që po e përmend). E ke në Peqin Suel Çelën. 

Hoxha– A do bashkëpunoje sot me mua dhe Nuredin Dumanin për të vrarë Talo Çelën? 

Alibej– Edhe me djallin për Talo Çelën. 

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT