Meta mban fjalimin në podium, rendit arsyet pse thirri protestën

Manifestimi i Presidentit, në mbrojtje të Kushtetutës, nisi me Himnin Kombëtar, ndërsa më pas fjalën e morën disa juristë, artistë dhe politikanë.
Më pas, fjalën e mori Presidenti Meta, i cili theksoi se sovraniteti i takon vetëm popullit dhe këtë duhet ta dëgjojnë “puçistët vendas dhe ndërkombëtarët mafiozë”.
Jemi këtu, sepse Shqipëria e sotme është ndarë në dytë botë antagoniste. Një botë e vogël, e errët, e oligarkëve, që si shushunja pinë çdo ditë gjakun e popullit tonë e koncesionet e frikshme të PPP.
Jemi vendi i parë në botë për kostot e autostradave për km/2, i kemi më të shtrenjtat. Unë si Presidenti i kam rrëzuar publikisht këto dekrete, të arsyetuara mbi Kushtetutë. Këto dekrete për koncesione kanë qëllim vetëm grabitjen e Shqipërisë. Ata tani kërkojnë dhe rrëmbimin në mënyrë mafioze të Gjykatës Kushtetuese, që krimet e tyre kushtetuese të mbeten pa gjykuar, dhe që oligarkët të fitojnë sa më shumë. Jemi këtu, se asnjë nga ne nuk mund t’i qëndrojë anash grushtit të shtetit. Jemi këtu kundër grushtit të shtetit.
Presidenti u shpreh se mazhoranca provokoi opozitën për t’u larguar nga Parlamenti. “Ky gjysmë parlament është shndërruar në një kukull të këtij sekti, të pa fe. Ata provokuan opozitën për t’u larguar nga Parlamenti dhe më pas zëvendësuan deputetët në kundërshtim të plotë me Kushtetutën. Kjo u bë vetëm që të eliminohej opozita në Kuvend”, tha Meta.
Pse Presidenti thirri popullin? Sepse i shteroi të gjitha përpjekjet demokratike për të parandaluar kapjen e shtetit dhe sidomos grushtin e shtetit. Presidenti ka thirrur popullin, sepse pasuria kombëtare që po vidhet çdo ditë, është ajo që Zoti iu ka dhënë gjithë shqiptarëve.
Sepse sistemi i drejtësisë është kapur për fyti nga sekti anti-shtet. Sepse kemi drejtësi me regjim, që godet të varfrit. Sepse financat po shterojnë dhe borxhet po rriten, dhe ato i paguani të gjithë ju. Sepse ekonomia juaj është në ditët më të errëta. Sepse oligarkët kontrollojnë parlamentin një-partiak dhe bëjnë krime të rënda kushtetuese, si ai që denoncova dje”, tha Meta.
Në përditësim…