“Unë kam mbushur sheshet”, Kryemadhi: Opozitë qesharake që shkon pas një budallai si Rama! S’besoj tek një dibran si Altin Dumani

Ish-deputetja Monika Kryemadhi deklaroi në emisionin “Çim Peka Live” se po jetojmë në një demokraci daneze ndërsa theksoi se kemi një opozitë qesharake.
Monika Kryemadhi deklaroi se nuk bëhet opozitë me statuse në Facebook ndërsa theksoi se në kohën e saj kur ka djegur mandatet, mbusheshin sheshet në protesta.
“Besoj institucionin e prokurorisë, por jo individët që drejtojnë institucionin. Jemi në demokraci daneze. Këtu nuk jemi në demokraci. Institucioni qesharak fillon jo vetëm tek prokuroria, SPAK, institucioni i qeverisë, por për fatin tonë të keq edhe tek opozita që duhet të mbrojë demokracinë.
Një parlament ku i gjithë grupi opozitar flet dhe merret me Diellën, me një gur që hedh një budalla në lumë dhe këta shkojnë nga mbrapa.
Në vend që të merren me sistemin e drejtësisë që ty të tap dhe të shantazhon, aq më shumë për të mos arritur një grup parlamentar i cili i opozitës nuk arrin të artikulojë institucionalisht veprimin opozitar.
Opozita ime në kohën kur dogja mandatet, kemi mbushur sheshet. Sot nuk bëhet opozita me konferenca shtypi dhe statuse në Facebook.”-tha Kryemadhi.
Teksa fliste për sistemin e drejtësisë, Monika Kryemadhi u pyet nëse beson tek dibrani Altin Dumani i cili drejton SPAK-un.
Ish-deputetja tha: “Unë nuk kam besuar kurrë tek dibranët. Devijacionin tim gjeokrafik e kam pasur me skraparlinjt, por nuk kanë ndonjë ndryshim dibranët me skraparlinjt.”