Londër 2012, shembulli i keq nga Shqipëria
Ekipi kombëtar shqiptar në Lojrat Olimpike të Londrës bëhet shembull që në ditën e parë të evenimentit, dhe jo për mirë.
Në një konferencë për shtyp të organizuar ditën e shtunë, zëdhënësi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Mark Adams ka sjellë shembullin e keq të Hysen Pulakut.
Bëhet fjalë për një tjetër peshngritës shqiptar që lë gjurmë negative në arenën botërore të sportit, madje në elitën e tij, pikërishtë në një olimpiadë.
Peshngritësi shqiptar rezultoi pozitiv në të dyja testimet antidoping të zhvilluar, duke u bërë shembull për të gjithë sportistëtë e tjerë në olimpiadë, duke u përjashtuar menjëherë.
“Gjithmonë është një ditë e errët kur një sportist zbulohet se ka përdorur doping. Shpresojmë mos të gjejmë tjetër veç peshngritëssit shqiptar, por gjithsesi, mesazhi është, ne do t’ju zbulojmë”, ka thënë Mark Adams.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.