Marrëveshja, Kotzias: Territori detar do zgjerohet. Duam ndikim tek ishujt

“Marrëveshja për detin është në pikën e fundit të zgjidhjes”. Kështu është shprehur në një interviste në radion greke, ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, i cili foli edhe për debatin mbi ishullin e Othonit që ndodhet në ujërat mes dy vendeve.“Ekziston një negociatë e vjetër, ekziston dhe një vendim i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, nevojiteshin përcaktime teknike dhe jemi në pikën e fundit të bisedimeve. Ne duam të kemi 100 përqind ndikim në ishujt që janë mbi Korfuz, sidomos në ishullin Othoni. Në marrëveshjen e vitit 2009, e morëm 100 përqind ndikimin në ishullin e Othonit dhe Gjykata Kushtetuese në Shqipëri bëri një vërejtje për këtë fakt. Në vitin 1977 ish-qeveria e Karamanlisit i dha ndikim Greqisë vetëm në 70% ishullit të Othonit. Këtu kishim një vështirësi të cilën besoj do ta tejkalojmë dhe do ta rregullojmë”, tha KotziasI pyetur për çështjen e shumëdiskutueshme të zgjerimit të kufijve në 12 milje detare, Kotzias sqaroi: “12 milje nuk kanë lidhje me zonën ekskluzive ekonomike, është territori detar i Greqisë ku ajo duhet të ushtrojë sovranitetin e saj. Prej shumë dekadash e kemi 6 milje, kështu do ta dyfishojmë atë në 12 milje. Dalëngadalë do ta vazhdojmë me Turqinë pasi ta kemi përfunduar me Shqipërinë, të shohim si do të shkojë.”Shefi i diplomacisë greke mohoi të jetë diskutuar për çështjen çame.Ai nënvizoi se ajo nuk është trajtuar asnjëherë ne tryezën e bisedimeve.“Me Shqipërinë nuk kemi diskutuar kurrë për çështjen çame dhe nuk do ta diskutojmë kurrë në paketën e çështjeve. Të jemi të qartë për këtë. Çështja e pasurive të çamëve i përket mbarimit të luftës, për të cilat ka vendime gjykate të pakthyeshme. Bëhet fjale për pasuri që u konfiskuan për bashkëpunim e komunitetit çam me armikun, me nazizmin, në Thesproti”, theksoi Kotzias.Tirana dhe Athina zyrtare po punojnë për finalizimin e shpejtë të marrëveshjes, një dokument që pritet të firmoset nga kryeministrat Rama e Tsipras./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT