Shqipëria, 100 mijë dollarë ndihmë… Turqisë
Edhe pse Turqia është një nga vendet me rritjen më të madhe ekonomike
në botë dhe tashmë konsiderohet si një superfuqi botërore, kryeministri
Berisha ka vendosur se Shqipëria duhet të ndihmojë Turqinë.
Sipas një vendimi të marrë gjatë ditës së sotme, qeveria shqiptare ka
akorduar një fond prej 100 mijë dollarësh si ndihmë për Turqinë, për
strehimin e sirianëve që janë larguar nga vendi si pasojë e luftës
civile në Siri.
Në vendimin e Këshillit të Ministrave thuhet se, “në buxhetin e
miratuar për vitin 2013, zëri “Shpenzime korrente”, t’i shtohet fondi
prej 100 000 (njëqind mijë) USD, për t’ia dhënë qeverisë turke si ndihmë
humanitare për përballimin e kostove të strehimit të refugjateve
sirianë.
Ngarkohen Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Financave
për zbatimin e këtij vendimi që hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren
zyrtare”.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.