Ish-deputeti Spahiu: Shqiptarët do paguajnë 140 milionë euro për një tekë të Ramës

Në një kohë shumë të vështirë për vendin për shkak të koronavirusit, shqiptarët duhet të paguajnë plot 140 milionë euro për biznesmenin italian, Françesko Beketi.
Kjo, pasi Arbitrazhi Ndërkombëtar i ka dhënë të drejtë biznesmenit italian, pas përplasjes me qeverinë shqiptare.
Ish-deputeti, Përparim Spahiu, i cili e paralajmëroi një gjë të tillë që në maj të 2019, teksa poston edhe një video të Gazetës SHQIP, thotë se kjo vjen “vetëm për tekë të një kryeministri ordiner”.
“Nuk është 110 milion euro, por 140 milion euro që ne, taksapaguesit shqiptarë, duhet të paguajmë, vetëm për tekë të një kryeministri ordiner.
Dy personazhet e videos, që nuk dhanë asnjë përgjigje atë kohë, njëri është zv kryeministër tjetri ministër i zgjidhjes së halleve të mëdha që kanë shqiptarët sot, tërmetit dhe virusit. Nuk zgjidhet me “Zoti na ruajt” por ti vëmë gishtin kokës..!!!”, shkruan Spahiu.
Françesko Beketi ka qenë pronar i televizionit AGON Channel, i cili është mbyllur.
Për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e koronavirusit, buxheti i shtetit po pëson një rënie të tmerrshme, madje vetëm këtë muaj pritet një humbje me 70 milionë euro, e në vazhdim dyfishim i kësaj shume. Por në këtë kohë krize, shqiptarët duhet të paguajnë edhe 140 milionë euro për Françesko Beketin.