Ambasada amerikane publikon pullë shqiptare të vitit 1922

Si në të gjitha shtetet e tjera edhe në Shqipëri filatelia është pjesë e kulturës dhe e lidhur ngushtësisht me historinë.Për të gjithë të interesuarit për pullat postare, Ambasada amerikane në Tiranë postoi sot foton e një pulle postare e nxjerrë në Shqipëri, rreth vitit 1922.“Keni interes për pullat? E dini që Shtetet e Bashkuara kanë një Muze Kombëtar Postar? Është një nga 19 muzetë e Institutit Smithsonian dhe galeritë e artit në Uashington dhe Nju Jork”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane.Në 5 maj 2017 pulla postare shqiptare mbushi plot 104-vjet, një rrugëtim i gjatë që nga momentet e para të emetimit të pullës së parë postare shqiptare.Aktualisht katalogu i pullave postare shqiptare numëron mbi 3640 pamje të ndryshme pullash./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT