KUSH e dhunoi Ilir Demaliajn? Del FOTO dhe EMRI i personit që u vu në pranga nga “blutë” e Tiranës, analisti mohon dhunën për motive politike

Ditën e djeshme “blutë”e Tiranës kanë lokalizuar dhe vënë në pranga personin që goditi gazetarin dhe analistit, Ilir Demalia.

Bëhet me dije se personi i cili dyshohet të ketë dhunuar analistin është identifikuar si është Roland Sula, fotoja e të cilit është më poshtë.

Foto e personit të dyshuar për dhunimin e Demaliajt: 

KUSH e dhunoi Ilir Demaliajn? Del FOTO dhe EMRI i personit që u vu në

Roland Sula

Po ashtu, Policia ka vënë në pranga dhe një bashkëpunëtor të Sulës që raportohet të jenë dy nga personat që dhunuan Demaliajn.

“Sot, më datë 01.07.2026, rreth orës 12:00, në rrugën “Çamëria”, dyshohet se, për motive të dobëta, është goditur me grusht gazetari, shtetasi I. D., i cili është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta hetimore, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit R. S., i cili është shpallur në kërkim. Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij. Në vijim të veprimeve procedurale, është bërë bllokimi dhe sekuestrimi i automjetit të përdorur nga autori i dyshuar” njoftoi dje Policia.

Nga ana e tij, Demalia ka pretenduar se sulmi nuk ka të bëjë me motive politike apo të profesionit. Në kallëzimin që e depozituar në Polici, ai u shpreh se autor është një banor i zonës, që e kishte akuzuar se kishte lajmëruar policinë për të shkuar për të gjobitur makinat e parkuara keq në rrugë.

“Nuk i kam borxh njeriu dhe as armiqësi, por kërcënime të vazhdueshme kam pasur, urrejtje kot. Si shqiptarët, shihemi online, në media, jemi një popull që veç urrejmë, por nuk e kuptojmë që me këtë do të shkatërrojmë vetveten.

Shumë njerëz më thonë pse rri, pse ashtu, unë rri ku të më dojë qejfi mua. Nuk besoj që më rrahën për qëndrimet e politikës, por pse kam ngritur problemin për të pastruar parkimin e asaj zone, se nuk hyjmë dot në shtëpi. Këtu është vendi i cubave. Më dhunuan në sy të policisë. Po i kërkon policia, i ka gjetur, por nuk e di nëse i kanë kapur. A ka shtet këtu? E bëra denoncimin. Më dhunuan me grushte, ishin dy veta” është shprehur Demaliaj në intervistën e dhënë për “Top Channel”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT