Peleshi zgjidhet me 84 vota PRO dhe 3 KUNDËR në krye të Kuvendit, demokratë iu bien tavolinave! Votojnë edhe Dajko, Muçi e Shehu

Niko Peleshi është zgjedhur në krye të Kuvendit të Shqipërisë me 84 vota pro, 3 kunder dhe asnje abstenim.

Procesverbali i votimit të fshehtë u lexua nga komisioni i ngritur.

Demokratët e Sali Berishës pasi hodhën në kuti pankarta dhe jo fletë votimi, tentuan ta pengojnë përmes zhurmës leximin e rezultatit.

Goditjes së tavolinave socialistët iu kundërpërgjigjën me duartrokitje.

Në votim morën pjesë edhe deputetët Ana Dajko nga ‘Shqipëria bëhet’, Redi Muçi nga Lëvizja Bashkë dhe Tritan Shehu qe theu urdhrin e Berishes per bojkot. Ne nje prononcim per mediat Shehu tha me pas se votoi nga reflekset, por votoi kunder zgjedhjes se Peleshit.

Në votim morën pjesë 87 deputetë në total.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT