I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Rama ndan pamje nga darka zyrtare me Macron

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale fotot pas darkës me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron në pallatin Elysee në Paris, i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.
Kryeministri ndodhet sot, 13 korrik, në Paris ku me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron, është pjesëmarrës në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën.
Kjo është vizita e dytë brenda një muaji e kryeministrit Edi Rama në Paris. Më 22 qershor të 2026, Rama u prit në Pallatin Presidencial Elysee, për një takim kokë më kokë me kreun e shtetit francez, Emmanuel Macron.
Më 14 korrik 2026, po me ftesë të Presidentit Emmanuel Macron, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare me rastin e Festës Kombëtare të Francës.