Sërish ndryshime në Kodin Rrugor, përfitojnë pushuesit nga Kosova dhe Maqedonia
Dhe pse në fuqi prej më pak se një viti me rregullimet e fundit që u bënë, në parlament janë propozuar sërish ndryshime të Kodit Rrugor.Sipas materialit të siguruar nga Report Tv këtë herë është propozuar ndryshimi në Kod në lidhje me penalitetet që aplikohen për drejtuesit me patenta të huaja që qarkullojnë në vendin tonë si dhe heqja e kompetencave për rikthimin e këtyre patentave nga institucioni i prefektit.Përkatësisht propozohet ndryshime në nenin 127 që prekin pezullimin e lejes së drejtimit. Propozuesi i këtij ndryshimi në Kod rezulton se është deputeti socialist Pjerin Ndreu, ndërsa ende s’ka një datë se kur do të kalojë për votim në parlament.Por çfarë parashikohet të ndryshojë?Pranë strukturave të policisë rrugore rezulton se ky ndryshim bëhet për t’i krijuar lehtësira pushuesve nga Kosova, Maqedonia dhe më pas turistëve të tjerë të cilët ndëshkohen për shkelje rrugore në Shqipëri, shkruan shqiptarja.com. Aktualisht pas çdo ndëshkimi atyre u hiqet patenta njësoj si shoferëve shqiptarë dhe është institucioni i prefektit që ka tagrin e kthimit.Ndërsa me ndryshimin e propozuar kërkohet që të aplikohet gjoba maksimale dyfish i vlerës së përcaktuar në kod për shkeljen e konstatuar të paguhet gjoba, e më pas çdo drejtues ta marrë automatikisht patentën pa iu bllokuar.Janë këto dy ndryshimet e propozuara: 3/1. Kundër masës së pezullimit të leje drejtimit lejohet ankim, brenda 20 ditësh, tek organet përkatëse të drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Kjo drejtori merr masa brenda 30 ditëve në vijim. Kur ankesa gjykohet e drejtë, të interesuarit i kthehet leje-drejtimi.Leje-drejtimi pezullohet nga organi epror i agjentit të policisë që ka tërhequr leje drejtimin dhe për leje-drejtimet e lëshuara nga një shtet i huaj, pezullimi i parashikuar në dispozitat e këtij neni konvertohet në pagesën e një shume që është sa dyfishi i masës administrative maksimale të parashikuar për dispozitën e shkelur./ZgjohuShqiptar.info