Fshati shqiptar, i zbukuruar si në përralla

Nuk kanë dëshirë dhe fantazi vetëm amerikanët e europianët për të zbukuruar shtëpi dhe zona të tëra plot e përplot me rastin e fundvitit.Fshati Pjetërshan në Kosovë, i cili ndodhet disa kilometra nga Gjakova, para festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri i ngjan një vendi të zbukuruar si në përralla.Drunjtë, ura, qendra në fshat, shtëpitë dhe oborret dhe veçanërisht kisha dhe hapësira rreth saj janë zbukuruar me drita të shumëngjyrëshe. Fshati i Gjakovës mahnit përsëri me dekorimin për festa Kjo tashmë po bëhet traditë për banorët e fshatit. Fshati Pjetërshan tashmë prej vitesh është fshati më bukur i zbukuruar në Kosovë, pse edhe jo edhe në Ballkan dhe më gjerë.E tradita nuk u ndal as sivjet duke bërë që ky fshat të jetë sërish i vetmi kaq këndshëm stolisur për festa.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT