A ka urdhëruar deputeti Tavo tërheqjen e Ansamblit të Dropullit nga koncerti në Sheshin Skënderbej?

Inagurimi i sheshit të ri Skënderbej mbrëmjen e djeshme është bërë pjesë e një skenë aspak të hijshme. Sipas portaleve lokale Argjirolajm dhe Jugunews, koncerti inagurues, ku ishin parashikuar pjesë nga folklori i të gjitha trevave shqiptare ndjeu mungesën e Dropullit, të cilëve i’u është urdhëruar tërheqja nga deputeti i LSI, Vangjel Tavo.

Në një lajm të publikuar nga “Jugunews”, LSI është atakuar si subjekti i cili po nxit urrejten e heshtur ndërmjet grekëve dhe shqiptarëve. Madje janë postuar edhe mesazhe të dërguara nga stafi i LRI-së, Gjirokastër, ku deputeti Vangjel Tavo godet elementët patriotikë të Labërisë dhe më gjerë.

Më poshtë vijon lajmi i plotë nga portali lokal i jugut të Shqipërisë.

LSI po i hedh benzinë zjarrit me krijimin e frymës së supozuar antigreke në jug të vendit.

Kjo lojë e rrezikshme e paparë ndonjëherë, po kultivohet nga Vangjel Tavo i cili po ngre në këmbë strukturat partiake, për të goditur elementët patriotikë në Labëri, që janë kundër influencës së Tavos në Gjirokastër. Ky i fundit, kërkon t’a instrumentalizojë diabolikisht, si sulm nga grekëve në jug të vendit.

Stafi i LRI ka marrë urdhër nga Vangjel Tavo, për të sulmuar kreun e Shoqatës Labëria Murat Keraj.

“Jugunews” disponon së fundi një sms dërguar nga stafi i LRI në Gjirokastër, ku orjentohen nga deputeti i LSI dhe kryesues i listës së kandidatëve për deputet të kësaj force politike, që të lihet rehat Telnisi (Telnis Skuqi gazetar oponent ndaj LSI dhe Tavos) dhe sulmohet me komente, Murat Keraj, i cili mban postin e kreut të Shoqatës Labëria në Gjirokastër.

Teksti që i është dërguar anëtarësisë aktive të LRI që vepron në rrjetet sociale, ka për qëllim, baltosjen e figurës së artistit Murat Keraj, skulptor dhe intelektual nga zona e Cepos pasi ai sipas Tavos, po frymëzon votuesit e Labërisë, kundër Greqisë, apo kandidatëve minoritarë për deputetë në rastin konkret Vangjel Tavon.

Loja e rrezikshme që ka ndërmarrë Tavo, është në kufijtë e konfliktit dhe kundër harmonisë etnike që mbizotëron prej shekujsh në Gjirokastër.

Murat Keraj njihet si skulptor, artist dhe kurator nga zona e Cepos. Ka punuar dy dekada në Greqi si skulptor dhe ndaj tij janë shkruar mjaft artikuj në shtypin e përditshëm apo dhe emisione kushtuar veprimtarisë krijuese.

Murat Keraj gjatë komenteve të tij në rrjetet sociale, ka shprehur qëndrime oponente karshi influencës së Tavos në zonën e Cepos, por asnjëherë nuk ka shfaqur tendenca raciste apo antigreke, përkundrazi, i respekton dhe cmon popullsinë helene në Greqi dhe minoritetin etnik grek në zonën e Dropullit.

Burime të afërta me këtë grup rrefejnë se Antonis Tunis, udhëheqësi artistik i këtij ansambli, është tërhequr pas një telefonate të Vangjel Tavos, duke dashur te ndezë një frymë përçarëse etnike vetëm për arsye elektorale. Sipas burimeve, Tavo ka paralajmeruar drejtuesin e ansamblit se gjatë koncertit do te ketë sulme me bombë nga ISIS.

Siç mund të shihet edhe më sipër, Antonis Tunis ka marrëdhenie mjaft të afërta si me presidentin Ilir Meta ashtu edhe me deputetin Tavo njëkohësisht është dhe kryetar i LSI për Dropullin. Ndaj, arsyeja publike se kinse u tërhoqën për shkak të pjesëmarrjes së grupeve nga Çamëria nuk qëndron, pasi LSI dhe PDIU janë tanimë në ‘një muaj mjalti’.

Kjo nuk është hera e parë që partitë politike luajnë rrezikshëm me përkatësitë etnike vetëm për përfitime elektorale, shpesh herë duke tensionuar edhe marrëdhëniet ndërshtetërore.

Policia ka nisur hetimet per nxitje te te urrejtjes etnike duke marrë në pyetje drejtues të këtij ansambli./ZgjohuShqiptar.info 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT