Një tjetër skemë piramidale fut në kurth qytetarët, të përfshirë funksionarë shtetërorë e kriminelë! Japin para me fajde

Një tjetër skemë piramidale është zbuluar në qytetin e Divjakës ku mijëra banorë kanë rënë pre e mashtrimeve online.

Ndryshe nga skema XUEX, ku individët ftoheshin për të investuar në bursa, ky mashtrim ofronte para me fajde. Skema është shtrirë në 5 qytete e ndërtuar me agjentë dhe dega veprimi.

Referuar Ëeblajm, autoritetet kanë vijuar hetimet ndërsa është zbuluar se në këtë mashtrim janë përfshirë dhe funksionarë të drejtësisë në qytetet ku operohet.

Deri më tani burimet kanë bërë me dije se janë 15 persona të vëzhguar në terren, monitorimi i të cilëve është dokumentuar ndërsa pritet zhvillimi i një operacioni të gjerë për goditjen dhe shkatërrimin e këtij grupi kriminal. Pas kësaj skeme piramidale, fshihen persona me aktivitet të mëparshëm kriminal.

Çfarë është skema piramidale XUEX

XUEX është një platformë që operon online dhe ka për qëllim joshjen e individëve për të investuar në bursa. Leo Smith është pseudonimi i agjentit që kontakton me qytetarët nëpërmjet rrjeteve sociale siç është Telegram. Leo Smith nuk ekziston, është një robot i krijuar për të manipuluar dhe mashtruar përdoruesit.

Platforma XUEX funksionon si një skemë piramidale, ku pjesëmarrësit ftohen të investojnë para në këmbim të mundësisë për të fituar më shumë, duke rekrutuar të tjerë. Kjo strukturë është e ngjashme me ato të njohura si skema Ponzi, ku kthimet për investitorët e hershëm paguhen me paratë e investitorëve të rinj, dhe jo nga fitime reale.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT