“Edi Rama T.Q.R”, kryeministri u kujton protestuesve për Zvërnecin ngritjen e studentëve: Hajde të flasim!

Kryeministri Edi Rama thekson se shumica e shqiptarëve i kanë besuar me votë drejtimin e vendit dhe ai nuk do të ndalet nga përpjekjet për transformimin e vendit, përmes teorive “ndalu ti se jemi ne”, duke ju referuar protestave për Zvërnecin.

Madje, kryeministri këmbënguli sërish se kushdo që ka pretendime dhe dëshiron të ulet në bisedime më të, mund ta bëjë këtë ashtu siç bënë studentët disa vite më parë, por askush nuk mund t’i vendosë kushte.

Edi Rama kujtoi edhe brohorimat ofenduese kundër tij në rrugët e Tiranës, duke theksuar se ato nuk kanë lidhje me popullin.

“Ndërsa teoria “ndalu ti se jemi ne”, me mua nuk ka funksionuar, nuk funksionon dhe nuk do funksionojë për sa kohë unë jam këtu me votat e shumicës së shqiptareve.  Kush thotë ne jemi populli duhet të mendohet mirë.

Se populli është ai që flet ditën e zgjedhjeve, ne të tjerët jemi të gjithë individë, na bashkon një kauzë, një interes, na bashkojnë nevoja për të thirrur në kor “Edi Rama TQR” por populli është diçka tjetër”, u shpreh kryeministri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT