Nis ndërtimi i 58-katëshit tek Diga e Liqenit Artificial në Tiranë, deputeti i PS: Aty s`ka ujë e shkolla, as qëndrueshmëri

Ditet e fundit ne zonen prane Diges se Liqenit Articifial ne Tirane kane nisur punimet e para per ndertimin e nje objekti te madh me plo 58 kate.
Specialiste dhe eksperte te ndryshem kane ngritur shqetesime per shkak te vend-ndodhjes se punimeve ne afersi me digen e Liqenit Artificial e cila ka pasur probleme me qendrueshmerine, madje permbyti zonen vetem disa vite me pare.
Megjithate, deputeti i PS, Erion Brace, duke nxjerre disa foto nga fillimi i punimeve ka shprehur habine per kete projekt te madh ndertimi privat ne nje kohe qe sipas tij, zona ka mungese te cerdheve, kopshteve e shkollave dhe madje, edhe probleme e pamjaftueshmeri me furnizimin me uje te pijshem.
Postimi i Braces:
58 KATE KETU-POSHTE DIGES SE LIQENIT;
OK, ESHTE PRONE PRIVATE E DO ZHVILLOHET,
E KEMI PRANUAR KETE LOGJIKE!
Me ne fund, ferrishtes lene me minj, qen e mace te ngordhura, gjarperinj etj i doli i zoti; po e kerkoja prej muajsh e su pergjigj kurre per te pastruar kete hapesire.
Shqetesimi qe kam lidhet me infrastrukturen publike;
E para, uji i pishem ose uji-Komuna ne teresi dhe kjo zone, ka patur probleme kete vere ne furnizimin me uje; konsumatore qe shtohen duhet te shoqerohen me burime ose sasi uji te shtuar qe nuk cenon sasine e ujit qe shkon per fryme ne banoret e zones.
E dyta, infrastruktura arsimore-Komuna dhe kjo zone ketu, nuk ka asnje cerdhe, ka vetem nje kopesht teresisht i ezauruar, diku pas pallateve te rruges se Kosovareve, nuk ka asnje shkolle 9 vjecare, nuk ka asnje gjimnaz; ne periferi fare te zones eshte 9 vjecarja Deshmoret e Lirise teresisht plote dhe i sterezauruar gjimnazi Peteo Nini.
E treta, infrastruktura shendetesore-Komuna dhe kjo zone nuk kane asnje ambulance, asnje qender shendetesore, nderkohe qe polikliniken e kane tek 21 Dhjetori.
E fundit, zona e ndertimit vjen deri poshte diges, ka perfshire dhe parkingun e bashkise dhe e ndan nga diga rruga; do duhet kujdes i madh per te siguruar qendrueshmerine e saj, eleminuar rrezikun e ujrave kur aty do te shkohet 6 kate nen dhe.
Besoj qe jane shqetesime legjitime;
Dua tu kujtoj se sot ne kete zone pe ndertohen e jane ne faza te ndryshme: nje pallat te Art Turbina, nje kompleks tek Parku Olimpik, nje kulle e larte mbi 20 kate tek shkolla Kristaq Rama, nje kompleks tek Kristali, nje tjeter kompleks tek Kika 2;
PRA NEVOJA PER INFRASTRUKTURE PUBLIKE ESHTE ULERITESE!