Miratimi i programit të qeverisë, opozita kërkoi ripërsëritje të seancës/Peleshi: Vijojmë punën bazuar në Kushtetutë..

Kryeparlamentari Niko Peleshi ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me seancën e sotme plenare ku u miratua programi politik i mazhorancës socialiste dhe Kabineti i Këshillit të Ministrave. 

Miratimi ndodhi më shpejt se sa pritej me votat e socialistëve, pasi opozita bllokoi për disa momente foltoren dhe pati një agravim të situatës me protagonist Gazment Bardhin dhe Klevis Balliun. 

Peleshi thekson se miratimi i sotëm është me rëndësi për vizionin qeverisës të Shqipërisë 2030. Sakaq, shton se puna do vijojë bazuar në Kushtetutë, Rregullore dhe Kod Etike. 

“Në seancën e sotme plenare miratuam programin politik dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave, një hap i rëndësishëm për të çuar përpara vizionin qeverisës të vendit për ‘Shqipërinë 2030’. 

Kuvendi i Shqipërisë do të vijojë punën e tij, të mbështetur në Kushtetutë, Rregullore dhe Kodin e Etikës, duke garantuar standarde të larta pune dhe transparence, në përputhje me praktikat më të mira të parlamenteve të vendeve të Bashkimit Europian ku synojmë të integrohemi“, tha Peleshi. 

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT