Sekuestrohen 23 milionë € pasuri, arrestohet kampioni shqiptar i boksit
Në orët e para të mëngjesit të sotëm Policia Financiare e Romës me kërkesë të Drejtorisë së përgjithshme Antimafia ka sekuestruar pasuritë e 9 personave të arrestuar si anëtarë të klanit mafioz Casalesi ku bëjnë pjesë dhe 3 shqiptarët Arben Zogu, Orial Kolaj dhe Petrit Bardhi.
Pasuritë e sekuestruara të këtij grupi arrijnë vlerën 23 milionë euro.
Hetimet nisën në tetor të 2013 në kuadër të operacionit “Criminal Games” për të goditur rrjetin mafioz që ushtronte aktivitet të paligjshëm në sektorin e makinave elektronike, në armëmbajtje pa leje, vjedhje me dhunë, kërcënim dhe zhvatje.
Duke ushtruar dhunë ata merrnin territore të qendrave të lojërave të fatit dhe të pikave të basteve.
Për ta realizuar këtë ata mbështeteshin tek grupi i shqiptarëve i quajtur “boksierët” të cilët drejtoheshin nga boksieri shqiptar Orial Kolaj kampion italian dhe europian në peshën mesatare.
Hetimi u zgjerua nga policia e Romës në një operacion me kodin “Vento del Est” (Era e lindjes), i cili zbuloi se grupi Guarnera ishte i përfshirë në një trafik ndërkombëtar droge i koordinuar nga shqiptari Arben Zogaj, i cili thirrej me pseudonimin “Rikardino”.
Hetimet çuan sot në sekuestrimin e pasurive të tyre materiale me vlerë financiare në 23 milionë euro.
Pasuritë e sekuestruara janë:
– të gjitha asetet e 3 kompanive individuale
– kuotat aksionare, kapitalin aksionar dhe të gjithë pasuritë e 5 kompanive aksionere
– 8 prona të paluajtshme në territorin e Romës, e në provincën e Nuoros e Aquilas
– një terren i pozicionuar në Romë
– 8 makina
– 1 motorr/ZgjohuShqiptar.info