Thumb për Ramën? Protestat, mesazhi i koduar i Lea Ypit: Kudo që ai është në tryezë, ulet edhe pakënaqësia! Po organizon luftën për paga qesharake

Shqipëria prej 24 ditësh po përballet me protesta kombëtare kundër qeverisë. Fillimisht, tubimet nisën kundër projektit 4 miliardë dollarësh në Zvërnec dhe tashmë kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë së tij.

Por duket se një mesazh i koduar drejtuar kryeministrit Edi Rama ka tërhequr vëmendjen e mediave në vendin tonë.

Bëhet fjalë për një postim të shkrimtares së njohur shqiptare, Lea Ypi, e cila, me anë të një poezie me sfond politik, duket se i ka dalë në mbrojtje protestave që po mbahen prej më shumë se tre javësh në vendin tonë.

Ypi ka publikuar vargjet e famshme të shkrimtarit dhe dramaturgut të njohur gjerman, Bertolt Brecht, të titulluara “Në lavdi të revolucionarit”.

Poezia e publikuar nga shkrimtarja Lea Ypi:

“Në lavdi të revolucionarit”

Kur shfrytëzimi është në rritje,

Shumë njerëz dekurajohen,

Por guximi i tij rritet.

Ai e organizon luftën e tij

Për paga qesharake, për një filxhan çaj

Dhe për marrjen e pushtetit.

Ai e pyet pronën:

“Cila është origjina jote?”

Ai i pyet pikëpamjet:

“Në shërbim të kujt jeni?”

Kudo që ka heshtje,

Ai do të flasë.

Kudo që ka shtypje dhe flitet për fatin,

Ai do t’i quajë gjërat me emrat e tyre të vërtetë.

Kudo që ai ulet në tryezë,

Ulet edhe pakënaqësia.

Ushqimi duket i tmerrshëm

Dhe dhoma tepër e ngushtë.

Kudo që e dëbojnë,

Pas tij mbetet trazira,

Dhe në vendin ku ka qenë gjuetia ndaj tij,

Pakënaqësia vazhdon të jetojë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT